Shqipëria do të ndeshet ditën e hënë me Poloninë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Në konferencën për mediat, mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula u shpreh se skuadra do të shkojë në Varshavë për të dhënë më të mirën dhe se do të jetë i gatshëm të luajë në çdo rol që i jepet nga trajneri.
Gjendja fizike e juaj? Gati për të qenë titullar?
Është vështirë për të thënë si është gjendja fizike. Nuk e kam provuar akoma nga fillimi. Do të shikojmë si do të vendosë trajneri. Unë erdha këtu për të luajtur. Do të shohim si do të shkojë stërvitja. Unë do të jap maksimumin.
Do të ishit gati të luanit në qendër të mbrojtjes?
Po. Atje jam mësuar me këtë rol. Duhet ta vendosë trajneri në cilin rol do të hyj unë. Aty ku do të më vendosë trajneri aty do të luaj.
Sa mendoni se do të ndikojnë trajnerët e rinj?
Ne nuk e dimë si do të jetë situata te ata. Ne kemi një frymë të re me trajnerin. Do të mundohemi të japim maksimumin që të marrim një rezultat pozitiv. Jemi optimistë që do të marrim një rezultat të mirë.
Rezultati më i mirë për Çeki-Poloni?
Unë nuk merrem me atë. Ne do të shohim ndeshjet tona. Në ndeshjet e tyre të tjera nuk e dimë dhe nuk na intereson.
Si ndihet te lojtarët ndikimi i Silvinjos?
Besoj se çdo trajner ka një ide të vetën për të luajtur futboll. të gjithë lojtarët janë dakord për këtë skemë të re. Trajneri na u duk shumë mirë në ditët e para. Shumë emocione, shumë energji.
Të karuikuar me fitore, apo një barazim do të ishte mirë?
Ne shkojmë atje për të dhënë maksimumin. Do të shohim si ecën ndeshja. Mendoj se nëse marrim pikë në shtëpi do të jetë mirë.
Mendoni se do të dalim nga ndeshja me pishmane?
Të dyja ndeshjet me Poloninë kanë treguar që mund të dilnim me fitore ose me një pikë. Ata kanë kualitet. Në ditën e ndeshjes duhet të jemi të përqendruar.
Trajneri Silvinjo nuk ka shumë kohë me ekipin…
E dimë që nuk është shumë gjatë, por përsëri ai na ka treguar idenë e tij. Në të ardhmen do të jetë akoma dhe më mirë