Dita sot filloi jangëllesh. Gjithë diten bam bum u diskutua për amendamentin që u jep çunave pranë qeverisë diku nja 80 milion euro. Eh ç’janë kaq lek kur nafta rritet, ushqimet përpjete, hallet po kaq?!
Vetëm Albana me farfullimë e kalitur në keto muaj të lavdishem të “Foltores” çonte në çdo tavolinë flakadanin e ndezur të protestes së dates shtatë nën shikimin atëror të Mulit.
Aldo Bumçi pershendeti me brohori samitin e Madridit duke deklaruar per gezimin e pergjithshem popullor se Nato pas ketij eventi do jetë më e fortë. U kenaqem tek shikonim titrat.
Protesta e cila do të sanksiononte bashkimin nisi me perjashtimin e tre deputetve nga grupet imagjinare të punes. Qanin ata të tre me të keputë shpirtin. Nuk bëri derman as lutja e Jorides ndaj Gaz Bardhit e cila i jepte ujë dhe i thoshtë, të keqen mos bëj keshtu, mos qaj së është vapë, do pëlcasësh Ai “dua dua të qaj ç’ke ti”! Bashën e kanë caktuar drejtues grupi në Diber si dibran në gjenezë që të mbledhë milet për daten 7 dëneste ai, mua askund.
Në fakt nuk me erdhi fare keq sepse sot bëri sikur nuk me pa që të mos paguante një tjeter red bull siç e lypen tanimë tradita. Luan Baçi të cilit nuk i dridhet qerpiku pagoi gjithë çfarë gjet mbi tavolinë e tha sa të jem unë ketu mos ja rrit nderën njeriu.
Nejse ashtu si qejfprishur ndeja ca kohe në kafene kur me vjen Salianji avash avash si pa të keq dhe me ulet aty! Ouuu i thashe si guxon, hajt sikter, i paudhe! Pse tha çka bërë vaki more i uruar klithi i prerë në fytyre! Si ti nxuarr goja ato llafe per Nikon në komison more mynxyrë, burri i botes kryetar bashkie, minister bujqesie, zv kryeminister, minister mbrojtjeje , axheba ai, kur ai do të bëjë retorike me metafora, ti i turresh , “mos u përpiq të bësh sofizma se duan armatim të rëndë me fjalor, nuk dukesh që e ke armë atë qerrateshë fjalë”! Niko në çdo rast i kap 120 fjalë aty ka edhe me 70-80 fjalë. Mu duk sikur me dha të drejtë.
Tigrushi në sallë ishte prishaqejf po tek bari shënd e verë me dy të foltores.
Ulsiu erdhi vonë! Dikush i kishte kallur daten, duke i thënë që ai tipi po të nxjerr nga kronika ndaj më bente shiharete që aman mos e bëj këtë se Babo vetem kur me gjen në kronike i bie ndermend per mua. Me pikoi zemra. Nuk e hoqa. Por i merzitur ishte ,Belinda mungonte e ai vetminë e ka zët. Delina ishte sterrë sot me gjasë Babo e ka bërë rezil kur jua ankova heren tjeter per muhabetçeshë e madhe.
Ulsiu gati qantë i uruari. Sot patem një gezim të vogel. Manastirliu erdhi por festa na u thermua si gota që bie me yxhym e bëhet copash. Ndënji hundë e buzë teksa çoku herë pas here në të shkuaren leshonte ndonje buzqeshje kur levdohej Babo nga Bora.
Ish Kryeministri Majko vazhdon shejtanlliqet. Erdhi në kafene kinse do llafosej me Tonin por jo nuk i pushonte goja e sytë dritë teksa romuze shkembente me dy ministresha të cilat po rrufisnin një kafe permes mundimesh.
Mimi di Puccini më ndenji rëndë. Nuk me rri goja edhe mua. Kot u bëmë hasem se nuk ramë dakort kur kishim ngrënë njoki , ajo në 1986 unë në 2006.
Grida foli si ashtu profetnit para mbreterve me duhi e thagem por mbret nuk kishte asnjë në mos i tillë hiqet Tao dhe duket gjeneral Kollçaku që ja zili ja ka Bake xhanit tani, që nga i njëjti post President u bë.
Dashu Sula u ndie i kompleksuar nga veshjet e Elises dhe premtoi solemnisht që do të ndryshojë gjithë garderoben.
Dhurata Tyli Çupi me meter në dorë po mat territorin që ta presë e masë siç i ka hije reformes së re territoriale.
Saimir Korreshi pret me nge doren e Jorides per ta shpenë në Strasburg dhe trasten ka bërë gati.
Petro me pa me dhemshuri, si për të më thënë, po me mua të varfrin ç’ke, aman mos me nxe me gojë.
Babo kur ti mungon e sigurtë ndihet bota. Siguri i dhe asaj në të zezen Spanjë po Shqiperia dridhet, asaj i mungon. Evleterit e tu ishin pa gaz, pa humor, pa shije jete. Gjithçka ndryshon në këtë parlament Babo pos zymtësisë së perhershme të Tezes.