Rritja e çmimeve ka prekur edhe tregun e shpendëve,vecanërisht gjelin e detit. Peqini është një nga rrethet që mbarështon më shumë gjela për festat e fundvitit, por këtë vit çmimet pritet të rriten deri në 30%, peshë e gjallë.

Shkak sipas fermerëve dhe tregtarëve është rritja e çmimit të misrit, produkt ky që i ushqejnë shpendët gjatë gjithë vitit. Ata paralajmërojnë festa me çmime të kripura kur vjen puna te “mbreti” i tryezës së fundvitit.

“Shiten çdo javë nga 7 copë, janë të pastër. Peshë e gjallë 7 mijë lekë gjeli. 1500 gjela janë për të shitur”-tha një nga fermerët.

“Nuk po ia dalim dot t’i ushqejmë sepse është rritur çmimi i misrit, s’rritet me fije bari ai jo. Me sakrificë të madhe rritet. Çmimi do lëvizë, deri në 12 mijë lekë kilja”-theksoi një tjetër.

Rritjen e cmimit të gjelave të detit e pohon edhe drejtori i bujqësisë në bashkinë Peqin Nazmi Xhyra.Ai thotë se shpendët e rritur në Peqin, dallohen për shijen e veçantë.

“Nga të dhënat që kemi në Peqin janë mbi 24 mijë gjela deti, që këto do të përdoren për konsum për vitin e ri. Ka kërkesa dhe nga rrethet e tjera, kjo edhe falë traditës së zonës për mbarështimin e gjelit të detit dhe cilësinë. Deri më tani ka rritje me 20-30% të çmimit të gjelit të detit për kilogramë”-u shpreh Xhyra.

Edhe pse na ndajnë një muaj e gjysem nga festat e fundvitit, fermerët kanë nisur tregtimin e gjelave të detit. Pritet për t’u parë deri në fundvit nëse fermerët do të mund t’i shesin dot shpendët duke marrë parasysh faktin e rritjes se çmimit.

Fax