Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku trupat e pajetë të katër personave mes tyre janë gjetur brenda një apartamenti.
Mediat e huaja shkruajnë se në banesë janë gjetur trupat e pajetë të një burri dhe gruaje rreth 30 vjeç dhe dy fëmijëve një vajze 11 vjeç dhe një djali 3 vjeç.
Policia britanike u njoftuar për rastin që kishte ndodhur në rrugën Staines, Bedfont. Kryeinspektori Sean Ëilson tha se “hetimi është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në të dhënat tona fillestare, aktualisht askush tjetër nuk është duke u hetuar në lidhje me incidentin”.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqen e kësaj ngjarje, paraprakisht flitet se viktimat janë pjesë e të njëjtës familje