
Një automjet është gjetur i djegur sot në Fushë Gjormë.
Ngjarja ka ndodhur, më shumë se 12 orë nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.
Automjeti është gjetur tërësisht i djegur dhe dyshohet se është mjeti me të cilin lëvizën atentatorët mbrëmjen e së enjtes.
Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.
Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.
Autorët kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit.
Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.
