Gjendet e mbytur në liqenin e Pogradecit një grua rreth 70 vjeç. Viktima është parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për rastin.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.