Pasditen e sotme është gjetur e pajetë një 72-vjeçare në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se 72-vjeçarja me inicialet L.R ka ndërruar jetë nga një atak kardiak teksa ndodhej në makinë me shtetasin me iniciale Xh.K.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe. 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.