Një grua është gjetur pa shenja jete në një kanal në Kuçovë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen djeshme në lagjen “Havaleas” të qytetit.
viktima quhet Fatime Sule, 63-vjeçe.
Trupi i saj është gjetur pranë një plantacioni me sera, ndërkohë që është bërë transporti drejt morgut të qytetit për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 63-vjeçares.