Home AKTUALITET Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë (Emri)

Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë (Emri)

40

Një grua është gjetur pa shenja jete në një kanal në Kuçovë.  Ngjarja është shënuar mbrëmjen djeshme në lagjen “Havaleas” të qytetit.

viktima quhet Fatime Sule, 63-vjeçe.

Trupi i saj është gjetur pranë një plantacioni me sera, ndërkohë që është bërë transporti drejt morgut të qytetit për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 63-vjeçares.