Ish-princesha e Katarit, Kasia Gallanio u gjet e vdekur në rezidencën e saj në Spanjë.
Së fundmi ajo ishte transferuar në Spanjë, ku jetonte në një vilë luksoze në Marbella. Vajza e saj e vogël kishte telefonuar Policinë spanjolle nga Parisi pasi nuk kishte të mundur të kontaktonte me të ëmën.
Sipas medieve të huaja, shkak i vdekjes së 45 vjeçares është mbidoza, pasi Gallioano ishte përdoruese e drogës. Megjithatë autoritetet thanë se janë në pritje të rezultateve të autoposisë
Në trupin e 45 vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Kasia Gallanio kohët e fundit po luftonte me alkolin.
Sipas mediave franceze, policia spanjolle ka gjetur trupin e Gallanio në një krevat pa shenja dhune. Një prej vajzave të saj kishte njoftuar policinë nga Parisi se nuk kontaktonte dot prej ditësh me nënën e saj.