Në fshatin Dragostunjë të Njësisë Administrative Qendër në Bashkinë Librazhd mesditën e të enjtes është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së këtij fshati një të ri të paidentifikuar.

Burime zyrtare bënë me dije se ai u pa aty në gjendje kritike për jetën nga Hoxha i fshatit Dragostunjë, Fatmir Xhoxha i cili menjëherë ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit. Në kohë rekord policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin e Xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezulton të jetë Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin bashkiak të Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore. Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë. Edhe pse në gjendje kritike emigranti maroken ka arritur t’iu shprehë mirënjohje stafit mjekësor të Urgjencës së Spitalit të Librazhdit .Ndërkohë rreth orës 15:30 emigranti maroken që u gjend i ngrirë është transportuar për në Repartin e djegieve në Tiranë.