Trupi pajetë i një 42-vjeçari nga Tirana është gjetur te porti i peshkimit në Durrës. Viktima eshte pikasur nga peshkaterat. Sipas policise, viktima nuk ka shenja dhune. Dyshohet te jetë mbytur aksidentalisht. Policia ka kontaktuar familjaret e tij te cilet kane deklaruar se 42 vjecari ishte i alkoolizuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.