Viktima është rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Një emigrant është gjetur i pajetë në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti i paligjshëm ishte nga Siria dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.
Sipas të dhënave paraprake në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.Viktima është rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.
