Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Berat.
Bëhet me dije se 62-vjeçari me inicialet P.C është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Burimet zyrtare informojnë se i ndjeri, sipas familjarëve, vuante nga depresioni.
Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak
Në lagjen “10 Korriku”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. C., 62 vjeç.
Sipas deklarimeve të marra nga familjarët, ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
