Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet se një shtetas është gjetur pa shenja jete në rrugën “Sulejman Delvina”.

Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi A. M., 62 vjeç u gjet i vdekur mesditën e sotm, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 62 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga një arrest kardiak.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 20.12.2022, në rrugën “Sulejman Delvina”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.