Një 37 vjeçar nga Fushë Kruja është i gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Trupi i të riut është konstatuar pak para mesnatës, në orën 23.30.
Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, ka dyshime se shtetasi me inicialet D.S ka humbur jetën pasi është vetëhelmuar. Megjithatë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar qartë shkakun e vdekjes dhe shkaqet që e kanë shtyrë atë drejt vetëflijimit.
Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Durrësit.