Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë me shkembinj.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A.Ç, 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në fshatin Dervician ditën e djeshme është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. 

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.