Deputeti në qytetin rus Magadan, i përfshirë në një rast gjuetie pa leje, u gjet i vdekur me plagë nga arma e zjarrit.
Drejtoria e Komitetit Hetues në Magadan tha se trupi i Aleksandar Kramarenkos u gjet në zyrën e tij. Sipas zyrtarëve, hetuesit po intervistojnë të afërmit, kolegët dhe dëshmitarët e mundshëm të Kramarenkos dhe po analizojnë pamjet e vëzhgimit me video.
Zyra lokale e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” nuk pranoi të komentojë mbi situatën. Në muajin qershor, Komiteti Hetues nisi një hetim kundër Kramarenkos pasi një foto e bërë në Chukotka, një nga rajonet më të largëta veriore të Rusisë, u publikua në Instagram.
Fotoja tregonte Kramarenkon duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe duke qëndruar në mes të një fushe bore, ku duket se ishin vendosur rreth 200 zogj të egër të ngordhur për të shfaqur fjalët “Chukotka 2021” dhe formën e zemrës.
Hetuesit më pas thanë se dëmi i shkaktuar nga gjuetia e pretenduar e patave të rralla nga Kramarenko u vlerësua në rreth 9,400 dollarë.