Një shtetas gjerman është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Gjirokastër.

Viktima është identifikuar si 72-vjeçari me iniciale H. S., ndërsa nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se shtetasi gjerman të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

Në orët e para të mëngjesit të datës  06.09.2025, është gjetur në dhomën e një hoteli, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi gjerman H. S., 72 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vlerësim.

Ardit Murataj