Një person është gjetur i vdekur në fshatin Hysoverdh në zonën e Kotës, në Bashkine e Selenicës.
Burime nga policia e Vlorës bën me dije se çobani u gjet në një parcelë toke. Paraprakisht burimet bëjnë me dije se 64-vjeçari që u gjet i pajetë ka pasur probleme me zemrën.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e pajetë, dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe grupin hetimor.