Policia e Tiranës ka njoftuar se një 54-vjeçar është gjetur i vdekur një ditë më parë në rrugën Tiranë- Ndroq. Sipas policisë, shtetas S.M dyshohet se është aksidentuar nga një makinë dhe nuk ka marrë ndihmën e shpejtë.
“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia