Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Belgjikë në rrethana shumë të dyshimta. Ai është gjetur i vdekur në Roeselare, në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.
Shërbimet e urgjencës u lajmëruan në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës. Kur ata shkuan në vendngjarje, zbuluan trupin e një 38-vjeçari në fund të një shkalle.

Fqinjët deklaruan se dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit. Disa banorë shkuan për të parë dhe gjetën trupin e një burri në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, tha prokurori Tom Janssens. Ekspertët e kriminalistikës po ekzaminojnë skenën e krimit.
“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit” tha njëri prej tyre.
Pak ditë më parë, në Antwerp të Belgjikës, u vra në një atentat 39-vjeçari shqiptar, Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan./ A2
