Një granatë e pashpërthyer raportohet se është gjetur ditën e sotme në në fshatin Manati të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se granata është konstatuar nga punonjësit e e mirëmbajtjes së rrugës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, ndërsa ende nuk dihet se  se si ka përfunduar aty granata. Pritet mbërritja e forcave xheniere për çaktivizimin e lëndës plasëse.