Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të Turqisë dhe veri të Sirisë. Por përveç njerëzve të mbijetuar, ekipet e shpëtimit po gjejnë edhe sende me vlerë nën rrënoja. Mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit rusë kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi.
Lajmi është shoqëruar edhe me foto, ndërsa ekipet e shpëtimit tenxherja ishte e mbushur me kartëmonedha 100 dollarëshe. Por ende, parave nuk u ka dalë pronari.
Tërmetet në Turqinë juglindore më 6 shkurt lanë më shumë se 36 mijë persona të vdekur dhe më shumë se 80,000 të plagosur, me mbi 6,400 ndërtesa të shkatërruara. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.