Një 26 vjeçar është gjetur pa shenja jete në bregun e detit në qytetin e Durrësit nga ku është dhe banues. Grupi hetimor nuk ka zbuluar shenja dhune nga kqyrja paraprake, dyshohet që shkak të jetë arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.