Është gjetur pas 12 ditësh kërkime trupi i pajetë i 10-vjeçarit Sebastian Laska që u mbyt në ujërat e lumit Fan në Mirditë.
Korrespondenti i Panorama.al, raporton se trupi i vogëlushit është gjetur gjatë ditës së sotme nga polumbarët, tek diga e Hec-it të Repsit, disa kilometra larg nga vendi ku u mbyt.
Ai po luante pranë banesës së tij me të vëllanë më 5 prill dhe u fut në lumin Fan të kapte topin.
Por rrjedha e fortë e ujit e mori të miturin, pavarësht përpjekjeve të të vëllait për ta shpëtuar nga mbytja.
Ky i fundit e kishte kapur 10-vjeçarin nga xhiboksi që vogëlushi mbante veshur, por s’ka mundur dot ta nxjerrë nga uji.
Rryma ka qenë shumë e fortë, duke e marrë 10-vjeçarin me vete, ndërsa në duart të vëllait ka mbetur xhuboksi i tij.