Një person është gjetur pajetë nga forcat e policisë së Fierit brenda në makinën e tij në aksin rrugor Fier-Lushnjë, gjatë mbrëmjes së të martës.
Gjatë një kontrolli rutinë në mjetin tip “Volvo”, të parkuar në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, policia ka konstatuar pa jetë shtetasin B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.