Turisti francez i cili kishte humur kontaktet me grupin e tij është gjetur.
Mësohet se turisti i cili kishte humbur rrugën teksa gjendeshin në zonën e Karaburunit është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Kishte qenë miku i tij që kishte lajmëruar policinë. Turisti ka dalë vetë në zonën e Llogorasë pasi telefoni nuk i punonte.
