Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia në një konferencë me kreun e PD Sali Berisha ka folur për përmbytjet pas reshjeve të rënë ditët e fundit. Spahia tha se jeta e banorëve ka qenë në rrezik dhe situata ka qenë e paprecedent.
Po ashtu ai tregoi edhe për zonat që janë ende problematike, me banesa që janë të rrethuara nga uji.
Bardh Spahia: Ka nevojë jetike urgjente pasi gjendja nuk po përmirësohet por përkeqësohet. Kemi pasur nevojë për shtim konsistent të burimeve njerzore dhe logjistike, shtim të përsonelit ushtarak dhe mjeteve ushtarake dhe ardhjen me urgjencë te forcave te emergjencave civile me pajisjet e tyre. Situata vazhdon të mbetet serioze sa i takon Guri i zi, fshati Kuç, në disa lagje të qytetit, Ajasëm dhe Bahcallëkut. Ka ujë edhe në godina. Situatë e veshtirë edhe në Nënshkodër, në fshatin Obot, edhe në Dajc situata në përkeqësim.
Shto këtu edhe izolimin e Shkodrës nga rrëzimi i urës së vjetër të Bunës nga vërshimi i ujit pas hapjes se portave të hidrocentralit dhe dëmtimi i urës aktuale të Bahcallëkut. Është situatë e paprecedent. Qytetarët ishin në rrezik serioz për jetën e tyre.