Të paktën 33,400 njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në tre provinca kanadeze për shkak të zjarreve aktive, ndërsa pasojat po ndihen përtej kufirit në shtetet veriore të SHBA-së dhe gjatë gjithë rrugës përtej Atlantikut në Evropë.

Qeveria vendase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Manitoba dhe Saskatcheëan, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe ato të zjarrfikëses po luftojnë me flakët prej disa ditësh. Deri më tani janë raportuar 2 viktima ndërsa dhjetëra vatra zjarri janë jashtë kontrolli.

Rreth 17,000 njerëz morën urdhra evakuimi vetëm në Manitoba, shumë prej tyre kërkuan strehim në Ëinnipeg, ndërsa të tjerë u vendosën në hotele në Niagara Falls, në provincën fqinje të Ontarios.

“Ky është evakuimi më i madh që Manitoba ka parë në kujtesën e shumicës së njerëzve”, tha kryeministri i Manitobës, Wab Kinew, gjatë një konference për shtyp më 29 maj. 

Sipas qeverisë rajonale, e gjithë Manitoba ishte nën një paralajmërim për “rrezik ekstrem zjarri” ditën e djeshme.

Në zonën e Saskatcheëan deri ditën e djeshme janë evakuuar rreth 15,000 njerëz, të dhëna këto të bëra publike nga zyrtari i lartë i provincës.

“Nuk patëm një ditë shumë të mirë dje, me motin siç ishte, ku janë zjarret dhe sa agresivë janë ndërsa po i afrohen komuniteteve”, tha ditën e djeshme kryeministri i Saskatcheëan, Scott Moe, sipas agjencisë së lajmeve The Canadian Press. “Me shumë mundësi po i afrohemi afërsisht 15,000 njerëzve që janë evakuuar në të gjithë provincën dhe po mbështeten në komunitete në të gjithë Saskatcheëan, dhe më shumë familje po largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa flasim.”

Në Alberta, më shumë se 1,400 njerëzve iu dha urdhër të evakuoheshin në strehimore të ofruara në hotele dhe akomodime të tjera të përkohshme. Provinca kishte 56 zjarre aktive që nga e marta, 27 prej të cilave u konsideruan jashtë kontrollit.