Kontigjenti i radhës me refugjatët afganë pas gjendjes së rënduar të sigurisë në Afganistan ka mbërritur pak para mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës në vendin tonë.
Fluturimi i radhes, në bord të të cilit ndodheshin 95 pasagjerë afganë, mbërriti në pistën e forcave ajrore të Shqipërisë në orën 23:00.
Midis 95 pasagjerëve afganë të mbërritur mbrëmjen e djeshme, 2 ishin foshnja, të cilët po i arratisen regjimit taleban që është instaluar në vendlingjen e tyre.
Ndërkohë, pas zbritjes nga avioni, refugjatët afganë u pritën në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.
Me pas rreth ores 02:40 ne Shqiperi eshte ulur dhe nje avion tjeter me rreth 60 shtetas afgane, per pritjen e te cileve ishte dhe vete Kryeministri Rama.
Ne total deri me tani ne Shqiperi kane ardhur 275 shtetas afgane, te cilet lene vendin e tyre pas marrjes se pushtetit nga Talibanet. Ata jane vendosur ne Durres dhe ne Qytet Studenti.
Fax