Home SHOWBIZ Gjërat janë bërë serioze! Kendall Jenner flet për herë të parë publikisht...

Gjërat janë bërë serioze! Kendall Jenner flet për herë të parë publikisht për lidhjen me basketbollistin

57

Kendall Jenner është treguar gjithmonë shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private , por së fundmi ka folur hapur për lidhjen e saj me basketbollistin Devin Booker. Gjatë ribashkimit të KUWTK, Kendall ju është përgjigjur supozimeve se ajo del vetëm me basketbollistë dhe ka shpjeguar pse marrëdhënia me Devin është ndryshe.

“Jo në fakt unë nuk dal vetëm me basketbollistë, nëse ka bërë ndonjëri ndonjë studim. Nuk kam turp që pëlqej një lloj tipi dhe gjithashtu jam një tifoze e mirëfilltë e basketbollit”, është shprehur Kendall.

Ajo konfirmoi se lidhja me Devin është shumë serioze, duke u thënë me buzëqeshje: “Ai është i dashuri im”.

Modelja tha se e ka mbajtur me qëllim larg vëmendjes lidhjen e saj, njësoj si ç ka bërë edhe me ish-at.

“Mendoj se kështu ka funksionuar gjithmonë më mirë për mua. Nuk dua të ofendoj motrat e mia më të mëdha, por mendoj se Kylie dhe unë veçanërisht kemi pasur mundësi që të shohim martesat e motrave, lidhjet dhe ndarjet e tyre që i kanë pasur shumë publike. Ishte një preferencë personale në një moshë shumë të re. Mendoj se ma ka bërë jetën më të lehtë dhe marrëdhënia tonë më të mirë, për të qenë e sinqertë… thjesht mendoj se është një çështje private dhe nuk duhet të gjykoj askënd”, është shprehur Kendall.