Franca dhe Gjermania kanë shtuar forcat e sigurisë përpara festimeve të Vitit të Ri pas paralajmërimeve se konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit kishte rritur rrezikun e sulmeve terroriste.

Në qytetin gjerman të Këlnit, autoritetet kanë shtuar forcat pas raportimeve se grupet islamike mund të planifikojnë një sulm në katedralen e famshme të qytetit në natën e Vitit të Ri. Oficerët do të mbajnë automatikë dhe jelekë mbrojtës për të garanturar sigurinë.

Katedralja e qytetit njoftoi se do të hapet vetëm për shërbimet e kishës deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të situatës aktuale të sigurisë.  Ndërkohë, në Berlin, policia po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e fishekzjarrëve përmes mediave sociale.

Shqetësimet janë shtuar pasi festimet e Vitit të Ri të vitit të kaluar në Berlin u shndërruan në trazira të dhunshme. Disa u plagosën, duke përfshirë oficerë policie dhe zjarrfikës të cilët thanë se fishekzjarrët ishin drejtuar qëllimisht kundër tyre. Mjetet piroteknike ndezën edhe zjarre në rrugë.

Ndërkohë, Franca do të vendosë 90,000 oficerë pasi vendi përballet me “kërcënim shumë të lartë terrorist”

“Kam kërkuar një mobilizim shumë të fortë të policisë dhe xhandarëve tanë në një kontekst të një kërcënimi shumë të lartë terrorist, natyrisht për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe Palestinë,” u tha ministri i brendshëm në paris.

Më herët në dhjetor, katër anëtarë të dyshuar të Hamasit të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në tokën evropiane u arrestuan nga autoritetet gjermane dhe holandeze.