Qeveria gjermane ka njoftuar se Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina janë pajtuar që të ketë takim mes ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve.
Zyrtarët gjermanë njoftuan se Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të hënën zhvilluan biseda telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë për të diskutuar rreth konfliktit në Ukrain
Dy udhëheqësit e Evropës Perëndimore fillimisht biseduan me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut, të cilat e kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje paqësore rreth konfliktit në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Pastaj, Merkel dhe Macron biseduan me presidentin rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje për përparim në bisedimet e paqes, tha qeveria gjermane.
“Bashkëbiseduesit u pajtuan që t’u kërkojnë ministrave të tyre të Jashtëm që të takohen së shpejti për ta arritur këtë”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane.
Ukraina është duke luftuar kundër separatistëve të përkrahur nga Rusia në rajonin lindor ukrainas, Donbass. Kievi thotë se nga viti 2014 në këtë konflikt janë vrarë 14.000 njerëz.