Berlini ka njoftuar për raundin e tij të fundit të financimit për Ukrainën, në një total prej 500 milionë eurove.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se paketa përfshin 10,000 fishekë municionesh.
Për paketën në fjalë u bë e ditur gjatë bisedimeve me ShBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein.
Duke folur në periferi të bisedimeve, Pistorius tha se SHBA ishte ende një partner i besueshëm – pavarësisht frikës se një presidencë e mundshme e Donald Trump mund të dëmtonte perspektivat e luftës të Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e Gjermanisë se nuk do të kishte çizme në terren në Ukrainë.
Gjermania ka qenë mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së, shkruan SkyNews.