Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mund të shkurtojnë përfitimet sociale.

Heqja e kontributit social, të ashtuquajturit “paratë për qytetarin” do të lidhet me personat që kanë mbetur të papunë për një periudhë më të gjatë kohore, si dhe integrimi më i mirë i më shumë se 5.5 milionë të papunëve afatgjatë në tregun e punës.

Sipas sondazheve, kreu i CDU dhe kandidati për kancelar Friedrich Merz ka shans të mirë për të zëvendësuar Olaf Scholz nga SPD si kancelar pas zgjedhjeve të reja të planifikuara për më 23 shkurt.

Konservatorët sakaq ngrenë pikëpyetje të mëdha edhe nëse ukrainasit që vijnë në Gjermani duhet të vazhdojnë të marrin “paratë për qytetarin” në vend të përfitimeve më të ulëta, si i marrin azilkërkuesit e tjerë.

Pas sulmit rus në Ukrainë rreth 1000 ditë më parë, shumë refugjatë ukrainas iu drejtuan Gjermanisë. Deri më tani, ata kanë marrë përfitime sociale në përputhje me ligjet europiane.

Zëdhënësi për politikat sociale të grupin parlamentar të CDU/CSU, Stephan Stracke (CSU), tha për DW, se “kushdo që ikën nga lufta dhe dhuna ka të drejtën e mbrojtjes nga ne.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka të drejtë automatike në Gjermani për paratë e qytetarit”.

Aktualisht në Gjermani jetojnë rreth 1.2 milionë refugjatë ukrainas, rreth 530,000 prej të cilëve janë klasifikuar si të punësueshëm nga Agjencia Federale e Punësimit në maj dhe për këtë arsye kanë të drejtën e përfitimit qytetar.

Kjo do të thotë se ata marrin deri në 563 euro në muaj dhe shteti u mbulon edhe qiranë dhe shpenzimet e ngrohjes.

Top Channel