“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili ka humbur këtë herë 2 mijë ndjekës në “Instagram”. Teksa javën e kaluar ai numëronte 609K, këtë herë Gjesti ka 607K.
Loredana Brati nuk ka pësuar ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 162K. Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar 1 mijë ndjekës brenda kësaj jave. Nga 120K, tani moderatorja ka 121K.
Me po të njëjtin numër të shtuar ndjekësish kemi dhe Egli Takon. Me 1 mijë ndjekës më shumë, tashmë ajo numëron 364K, nga 363K që ishte javën që lamë pas.
Në vend të parë për këtë javë ndodhet Rozana Radi me 2 mijë ndjekës më shumë. Nga 470K, tani ajo numëron 472K. /TAR