Emiliano Martínez, portieri që mbrojti deri në fund portën e Argjentinës në Botëror, u nderua me Dorezën e Artë në Katar. Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se imazhi prej “heroi” është kthyer në “të mjerueshëm” pas festimit të turpshëm që ai ka bërë me trofeun.
Martinez eci krenar për disa momente dhe më vonë ngriti sytë nga stadiumi dhe “Dorezën e artë” e vendosi pranë organit gjenital. Një gjest i turpshëm që ka marrë vëmendjen e gjithë mediave dhe është bërë virale në rrjetet sociale.
Deri tani, askush nuk ka mundur të kuptojë gjestin e portierit argjentinas, domethënien e tij dhe kujt ja drejtoi.
Në mbulimin e Fox, një reporter që po ndiqte ceremoninë pas finales mund të dëgjohej duke thënë, “Oh jo”, pas gjestit. Në BBC, një person tha: “Jo, mos e bëj këtë, Emi. Mos e bëj këtë.”
Nuk është e qartë nëse Martinez do të përballet me ndonjë disiplinë, por do të ishte befasuese të shihej diçka nga federata argjentinase, duke qenë se sapo fitoi Kupën e Botës, të parën në 36 vjet, me portierin që ka merita të jashtëzakonshme. Më shumë gjasa, e gjithë kjo thjesht do të harrohet.