Ai ia ka sqaruar të gjitha, duke thënë se banorja ka dalë keq jashtë, e për këtë po bën këto veprime.


Konkurrenti nga Kosova e bën të qartë se nuk ka ndjenja për të dhe se nuk e ka shtyer për asgjë.

“Nuk i ka pëlqyer vetja jashtë, se e njoh njeriun. E kam mësuar komplet. Unë ka rast që them ndonjë gjë, nuk ma ndien. Të dal si të dal. Kërkoj falje nëse më pranojnë mirë, nëse jo, okej”, u shpreh ai.

Këngëtari pejan tha: “Për vëlla timin nuk mbaj përgjegjësi, më gjykon mua, ti je fajtor. T’i kam thënë gjërat jam munduar që të parandaloj”.

“Sjelljet e saj kanë qenë shumë të ekzagjeruara. E shikoje tani për nëntë ditë. Je e lënduar, më fal por s’kam ndjenja. E kam provuar por nuk eci”.