Erion Murataj PSD

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

Në pjesën e dytë moderatorë kanë qenë Gjesti dhe Lorendana ndërsa të ftuar kanë qenë Gerta dhe Egli, e cila vendosi të largohej nga studio pas pyetjes që Gjesti i drejtoi.  Diskutimi vazhdoi mes Gertës, Gjestit dhe Loredanës të cilët treguan se çfarë do të kishin ndryshuar në rrugëtimin e tyre në edicionin e Big Brother VIP 4.

“Unë për veten time vetëm zërin nuk kam dashur që të ngre zërin, ka ndodhur sepse e kam parë që është e pamundur por nuk më pëlqen vetja duke bërtitur”.

Gerta: Por loja kjo është nuk e shmang dot as të bërtiturën, as debatet, nervozizmi ky është dhe izolimi bën të vetën.

Tani u bë dhe kohë që ne jemi këtu brenda, tani vërtet ne na prekin situatat dhe reagimet janë më të forta.