“Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë, Shqipëria është në pikën më të ulët pas vitit të zi 1997. Rendi publik ishte përtokë, 124 vrasje në vitin 2012 dhe po atë vit 2075 aksidente nëpër rrugë. Krimi kishte fituar qetësinë e veprimtarisë së tij në një llojë me shtetin, vjedhjet dhe shpifjet ishin pjesë e përditshmërisë dhe kërkesa e parë e qytetarëve në cdo dëgjesë apo takim spontan ishte siguri, siguri, siguri. Korrupsioni harbonte rrugëve në cdo kontakt të qytetarit me shtetin, në cdo sportel dhe trafik qytetarët mbanin rradhë të gjata duke dhënë rryshfet për të kaluar policin e radhës. Në cdo ndërveprim me biznesin dhe shtetin, shteti ishte i treti i vërteti qoftë kur biznesi shfaqej në derën e shtetit për një prokurim publik. Spitalet nuk kishin ilace por vetëm receta për pacientët. Familjarët vinin me carcafë dhe batanije nga shpia në krah. Edhe kur e gjeje rrallë një infermier në një karrige, nuk gjeje një karrige tjetër dhe apo një shtrat për një shërbim minimal. Hyrja në universitete ishte si hyrja në autobusët e unazës në vitet ’90. Punësimet në cdo institucion dhe komisariat policie apo ambulancë dhe shkollë bëheshin me urdhër partie dhe ndërhyrje deputeti, shpesh me lekë ose për ata që nuk kishin partie, vetëm me lekë. Prokuroritë dhe gjykatat ishin pazare të gjësë së gjallë teksa më i dobëti gjithmonë digjej. Prokurorët e gjykatësit me integritet jetonin me llumin….Kurse të lidhurit pas qerres së pushtetit politik jepnin dhe merrnin favore të paligjshme fare të trazuar nga ligji. Protestat ishin vetëm punë e PS., askush nuk guxonte të protestonte kundër qeverisë. Kush vepronte ndryshe, merrte shkopin e policit kokës. Kryeministria ishte kthyer si godinat e sherifëve, rrethuar me një gardë të ndryshkur hekuri, e mbuluar nga zymtia e forcës dhe e zhveshur nga cdo forcë shembulli,. Protestuesit trajtoheshin nga i pari i qeverisë si kriminel.

vijon…