Fati është gjithmonë në krahun tuaj, veçse ka një kohë kur ju do ta zbuloni!
I tillë është edhe rasti i një grua që shet rroba të përdorura në një treg të Greqisë. Ajo ka gjetur në një pako plot 5 000 mijë euro. Zonja Aleka nuk ka zgjedhur ta mbaj për vete këtë shumë dhe ka vendur që të flas me policinë pë të dorëzuar shumën monetare të cilën e gjeti në rroba në tregun popullor të Papagout.
Duke folur për median greke, ajo sqaroi se nuk e ka menduar për asnjë moment të mos i dorëzojë paratë , pasi siç tha “nuk mund të mbajë diçka që nuk është e saj”. Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.
Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave. Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “Arkën e Botës”.
Të jesh i sjellshëm në një kohë kur të tjerët janë ndryshe nuk është e lehtë.