Në Netflix do të shfaqet së shpejti një dokumentar për jetën e Georgina Rodriguez, partneren bukuroshe të Cristiano Ronaldo. 27-vjeçarja spanjolle punonte si shitëse në një dyqan të rrobave Gucci në Madrid, kur aty një ditë u shfaq Ronaldo si klient.
Ky ishte dhe takimi i tyre i parë. Nga një vajzë që fitonte 11 Euro në orë, 27-vjeçarja sot ka gjithçka. Jeta ndryshoi për të. Një drejtues i Netflix, Alvaro Diaz, ka treguar shkurtimisht momente nga xhirimi i dokumentarit.
“Georgina është krejtësisht e sinqertë. Në dokumentar pranon se jeta e saj ndryshoi nga të mos pasurit asgjë në absolutisht gjithçka. Ajo ishte një grua e re, e zakonshme, jeta e së cilës ndryshoi në mënyrë drastike. Ajo po largohej nga puna një ditë dhe rruga iu kryqëzua me dashurinë e jetës së saj. Kush nuk e ka ëndërruar këtë”, thotë Diaz.
Në serinë e parë të dokumentarit, Georgina Rodriguez do të shfaqet duke thënë: “Shumë njerëz e dinë emrin tim, por pak njerëz e dinë kush jam. Unë jam 27 vjeç dhe jeta ime ndryshoi 5 vite më parë. Ditën kur takova Cristianon, ishte Verë ditë e enjte, dhe kur po dilja nga dyqani u shfaq një burrë i pashëm gati 2 metra i gjatë”.
Në dokumentar do të shfaqet edhe Cristiano Ronaldo, që do të flasë për njohjen me të dashurën e zemrës. Mediat kanë zbuluar edhe fragmente nga rrëfimi i tij.
“Gjithçka ndodhi në sekonda. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të ishin ndjenja kaq të mëdha sa të dashurohesha me të, nuk e prisja. Georgina është gruaja me të cilën jam krejtësisht i dashuruar”.
Nuk ka ende një datë se kur do të shfaqet zyrtarisht dokumentari në Netflix, por deri atëherë na mbetet të presim.