Prrenjas ! Në kuadër të nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, bashkë me kryetarin e Bashkisë, Nuri Belba dhe Ministren, Ogerta Manastirliu Gjiknuri u ndal në panairin “Aromë pranverore në shkollë” ku morën pjesë nxënës, mësues dhe prindër të gjimnazit “Halit Berezeshta”.
Qëllimi i këtij panairi ishte evidentimi dhe prezantimi i vlerave etnografike, kulturore dhe kulinarisë së zonës.
Ekspozimi i veshjeve popullore dhe interpretimi i valleve tradicionale nxorrën në pah vlerat që mbartin banorët e kësaj zone.