Dosja TAP, një prej skandaleve më të mëdha të 30 viteve të fundit në Shqipëri, është zbuluar nga Dritare TV. Ajo është një temë për të cilën është folur gjithë këto kohë në emisionin Shqip” nga Rudina Xhunga. Gjithë çështja qëndron në faktin se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk merr as përfitime monetare dhe as gaz nga TAP, sepse këtë marrëveshje ka bërë pala shqiptare në vitin 2013.
Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi në një intervistë se Shqipëria nuk përfiton as transit fees dhe as gaz nga TAP, duke arsyetuar se kështu është negociuar me KE e se përndryshe projekti nuk do të kalonte në vendin tonë. Në fund të kësaj historie tregohet se Dritare TV, kishte të drejtë në zbulimin e bërë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli sot për marrëveshjen e TAP, të cilën e quajti kontratën më të pafavorshme që ka nënshkruar shteti shqiptar. Gjiknuri me anë të një reagimi në Facebook, fajin për këtë ja la Sali Berishës dhe negocimit të keq që qeveria e tij bëri.