(Foto ilustruese)
Edhe pse supozohet se janë zyrtarisht me pushime për festat e fundvitit këtë pasdite në një nga hotelet e qytetit të Elbasanit Damian Gjuknuri e ministrja e arsimit Evis Kushi kanë mbledhur në një takim mësuesit e Elbasanit. Nuk bëhet e ditur arsyeja se përse mësuesit janë thirrur në këtë mbledhje por duke qene se jemi në periudhe fushate elektorale duket se tradita e fushates me administraten vijon në Elbasan ashtu si në të gjithë Shqiperinë.
Edhe pse nuk ka pasur asnje njoftim per media në lidhje me arsyen e thirrjes së mësuesve nga burime Egnatia news ka mesuar se të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe deputetët e mazhorancës ndaj mbetet e aryeshme se Kushi dhe Gjiknuri e kane thirrur këtë takim në një nga hotelet e qytetit pikërisht për këtë arsye, për fushatë!
Pas bërjes publik të takimit nga stafi i z.Gjiknuri konfirmohet se ky i fundit ka qenë thjeshtë i ftuar dhe se takimi është thirrur nga Ministrja e Arsimit.
