Gazment Bardhi: Mezi pres te perballem ne gjyq me Damian Gjiknurin. Ka bere 17 udhetime me mafiozet e incineratoreve
Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK.
Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate times nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda.
Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën.
E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmon.