Damian Gjiknuri ka reaguar së fundmi nëpërmjet një postimi në facebook për akuzat e bëra nga ana e deputetit të Partise Demokratike Agron Shehaj duke e “kërcenuar” se duhet ta demshpërblejë për cënim të qëllimshëm imazhi. Ja postimi i plotë i Gjiknurit:

E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëhere Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit!