Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me struktuar e PS të Qarkut Dibër ka prezantuar Belinda Ballukun si drejtuese politike.
Gjiknuri shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025, teksa shtoi se me ekepriencën që ka Balluku do të vijojë punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja më herët në këtë qark.
Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë.
Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, theksoi Gjiknuri.