Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i është përgjigjur nga Elbasani akuzave për përgjimin e Taulant Ballës në bisedat me Çapjat. Pikërisht në qytetin ku ai i mori drejtimin e qarkut, numri dy i PS kërkon që sqarimin konkret ta japë vetë Balla edhe pse akuzoi se janë aludime të opozitës.
Damian Gjiknuri:“PS është parti e fortë që bazohet tek vullneti injerëzve dhe nuk mund të njolloset nga akuzat që bëjnë nga media apo qarqe të caktuara.
Megjithatë Gjiknuri shprehet edhe për korigjim të selisë rozë ku ka gabime
Damian Gjiknuri:“PS ka qenë dhe është partia më patriotike duke u vetëkorrigjuar se dhe ne mund të kemi ndonjë gjë”
Në prag të fushatës për zgjedhjet e 14 majit Gjiknuri shigjeton edhe për protestën e PD në 6 dhjetor.
Damian Gjiknuri:“Një opozitë që mblidhet për të protestuar kur në Tiranë vijnë kryeministrat e BE-së për të bërë plane për të ardhmen e Shqipërisë tregojnë se e kanë në ADN të mbajnë vendin peng siç e kanë bërë”
Në Elbasan Gjiknuri mori pjesë në aktivitetet për 110 vjetorin e pavarësisë së qytetit, ku sërish dhe opozita dhe mazhoranca u shfaqën të ndarë.